Anthony Joshua ka diskutuar planet për stërvitje në Amerikë, duke lënë kështu të kuptohet se dueli i radhës është vendosur
Kampioni i katërfishtë duket se do të përballet me boksierin amerikan, Jarrell Miller, transmeton lajmi.net.
Së fundmi ishte Dillian Whyte që refuzoi ofertën e Eddie Hearn për luftën me kampionin, duke e lënë kështu pa opsione britanikun.
Joshua duket se do ta bëjë debutimin e tij në ringun amerikan, në Madison Square Garden, kundër Jarrell Miller, i cili renditet në top 10 boksierët më të mirë aktualisht.
AJ do të jetë në mbrojtje të titullit të tij, kurse amerikani Miller do të jetë kontestuesi.
Më parë Joshua ka biseduar edhe me Deontay Wilder, Tyson Fury e Dillian Whyte, por nuk ka arritur marrëveshje. /Lajmi.net/