Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Gareth Bale u transferua nga Tottenhami në Real Madrid në vitin 2013, megjithatë ai duket se ende nuk e ka mësuar spanjishten, edhe pas gjashtë vjetëve jete në Spanjë.
Sipas të përditshmes spanjolle, Marca, bashkëlojtari i uellsianit në Real Madrid, Marcelo, pretendon se Bale nuk e ka mësuar ende spanjishten.
Ky lajm vjen pas shqetësimeve të vazhdueshme për të ardhmen e Bale në klub, mirëpo sulmuesi uellsian ka bërë të ditur se ai është i lumtur me “Los Blancos”, përkundër kritikave që merr nga tifozët.
Pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe Kiko Casillas, Marcelo thotë se tani është më i vetmuar në zhveshtore.
“Tani, nuk e kam askënd afër vetes. E kam Bale në njërën anë, mirëpo Bale nuk flet, ai e di vetëm anglishten, ne komunikojmë me gjeste dhe i themi njëri-tjetrit vetëm: ‘Tung, si je dhe verë e shijshme’”, ka thënë Bale.
Gareth Bale e shënoi golin e tij të 100-të për Real Madridin në derbin e Madridit, kundër Atletico Madridit, megjithatë e ardhmja e tij mbetet e pasigurt pasi që ai nuk ka arritur ta plotësojë hapësirën e lënë bosh nga Ronaldo.
Së fundit, Sport pretendoi se personaliteti introvert i Bale ka bërë që ia të mos përshtatet shumë mirë me pjesën tjetër të skuadrës së Real Madridit dhe kjo gjë vështirësohet edhe më shumë pasi që uellsiani s’ka arritur ta mësojë spanjishten.
(Kosova Sot)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE