Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Lionel Messi padyshim se është lojtari më i mirë jo vetëm në historinë e Barcelonës, por edhe nga më të mirët në historinë e futbollit.
Argjentinasi shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Levantes javën e kaluar, që ishte i mjaftueshëm për tri pikët që siguruan titullin e La Ligas.
Presidenti i skuadrës katalane, Josep Maria Bartomeu, është në dijeni për madhështinë e lojtarit dhe ka dhënë një premtim të madh për të.
I pyetur nëse Messi do të ketë ndonjë statujë në ‘Camp Nou’, presidenti ka thënë: “Do t’i ketë 10 të tilla (në stadiumin e rinovuar).”
“Unë nuk do t’i jepja atij ‘Topin e Artë’. Ai është përtej atij tashmë, në një kategori speciale” ka thënë tutje presidenti, transmeton lajmi.net.
“Ka lojtarë të mëdhenj, por ai është në një tjetër dimension” ka shtuar ndër të tjerash Bartomeu, lidhur me yllin argjentinas që bartë numrin 10 tek Barcelona.
Messi tregoi madhështinë edhe në ndeshjen kundër Liverpool, në të cilën realizoi dy gola, në fitoren 3:0 të Barcelonës. /Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE