Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Nuk ka më shumë se 21 vjet, por është në formën më të mirë të mundshme. Shqiptari Jurgen Uldedaj është kampion i ri i botës për junior në versionin WBC, sukses i radhës që vjen pas suksesit që pati vitin e kaluar, kur doli kampion i botës në WBO për të rinjtë. Boksieri shqiptar tregoi formë të lartë në duel me polakun Krzysztof Twardowski.
Uldedaj bokson me një teknikë të përsosur dhe ishte më i mirë se polaku. Ai me vendim të gjyqtarëve fitoi me rezultat 97:93. Një fitore e madhe dhe është edhe një konfirmim se në skenën botërore po vjen edhe një yll i ri shqiptar. Me përformancën që tregoi Uldedaj mahniti të gjithë të pranishmit në sallën në Magdeburg. Ai ishte shumë i lëvizshëm dhe me disa goditje disa herë e pruri në pozicion të palakmueshëm kundërshtari.
Ç’ është e vërteta Uldedaj me gjithë lëndimin që kishte në dorë, që nuk mund të godiste si duhet, pra me dorën e djathtë pothuajse ishte gati ta linte luftën, por nuk u dorëzua në asnjë mynyrë. Falë motivimit që i vinte nga trajneri Dirk Dzemski, po ashtu edhe me anë të mbizotërimit, Uldedaj, goditi kryesisht me të majtën duke përfituar nga fakti se kundërshtari nuk e vuri re lëndimin e tij. “Kam lënduar dorën time të djathtë”, tha Uldedaj pas luftës, duke e falënderuar veçanërisht Dzemskin: “Trajneri im ishte fantastik, unë të dua, trajner”.
Ndërkaq, trajneri Dzemski befason me një deklaratë për Uldedajn. “Të jesh në gjendje të veprosh gjashtë raunde vetëm me një dorë është shumë e fortë. Veçanërisht pas Jurgeni nuk pati në asnjë çast probleme të vërteta”, tha Dzemski.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE