Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Me Neymarin që do të mungojë në Copa America, që nis këtë fundjavë, Lionel Messi do të jetë atraksioni kryesor i këtij turneu. Më shumë se atraksion, ai shpreson të jetë ndihmesë e madhe për përfaqësuesen dhe të fitojë me të trofeun e parë të madh.
Fituesi i pesë “Topave të Artë”, Messi, ka fituar shumë trofe në historinë e futbollit, por kur vjen puna tek Argjentina, atëherë ato i mungojnë atij. Ka pesë trofe të Ligës së Kampionëve, dhjetë tituj të La Ligas e shumë trofe të tjerë me Barcelonën, por asnjë prej tyre nuk do të mundë të matej me suksesin eventual me Argjentinën, përcjell Koha Ditore shkrimin e AFP.
Messi 31-vjeçar, këtë e ka parasysh dhe e di mirë se koha po mbaron për të rregulluar këtë “anomali”, andaj shpreson t’i japë fund pritjes në këtë edicion të Copa Americas.
“Dua ta mbyll karrierën me diçka të fituar me Argjentinën dhe do të përpiqem ta bëj këtë përderisa të jem pjesë e ekipit. Nuk do të heq dorë për asnjë moment”, ka paralajmëruar Messi.
Katër finale të luajtura me Argjentinën, katër humbje, përfshirë këtu dy të fundit në Copa America nga Përfaqësuesja e Kilit pas penalltive. Por finalja me e dhimbshme mbetet ajo e botërorit “Brazili 2014” kur në stadiumin ikonik “Maracana”, Argjentina u mposht nga Gjermania pas vazhdimeve. Tash Messi po shpreson që të kthehet në këtë stadium më 7 korrik kur do të zhvillohet finalja e Copa Americas për të kompensuar atë që e humbi para pesë vjetësh….
© KOHA

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE