Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Real Madrid ishte vënë seriozisht pas Christian Eriksen, i cili nuk rinovoi me Tottenham edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2020.Në këto kushte, klubi spanjoll tentoi të bëjë goditjen finale për të sjellë danezin në Madrid. Operacioni pritej të kushtonte të paktën 150 milionë euro, edhe pse 27-vjerçari kishte një vit kontratë.Gazeta spanjolle “AS” bëri me dije para pak kohësh se drejtori i klubit madrilen, Jose Angel Sanchez dhe përfaqësuesi i Eriksen kishin rënë dakord për kushtet ekonomike dhe tani pritej vetëm negocimi mes dy klubeve.
Kalimin i Tottenham në finalen e Champions League, në atë përmbysje të çmendur ndaj Ajax ka bërë që vlera e mesfushorit me tipare sulmuese të rritet edhe më shumë.Sërish “AS” ka zbuluar se blerja e Eriksen do të dështojë nëse “Spurs” arrin të fitojë në finale të Champions League, ndaj Liverpool.Sipas kësaj gazete, vlera e tij do të rritet akoma më shumë në rast triumfi dhe Tottenham do kërkojë “sa qimet e kokës”.
Për këtë, ekziston mundësia më e madhe që për Eriksen presidentin Daniel Levy të vendosë një kontratë të re rinovimi me përmirësim të ndjeshëm të pagës së tij, teksa aktualisht përfiton 4.5 mln euro në sezon.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE