Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Pascal Siakam, që dikur kishte studiuar teologjinë, iu përgjigj lutjeve kanadeze, duke udhëhequr Toronto Raptorsin drejt fitores përballë Golden State Warriorsave, të premten në ndeshjen e parë finale të NBA-së, e zhvilluar në Kanada.

Më mbështetjen e madhe të të gjithë kombit, Toronto triumfoi me rezultatin 118:109 dhe është në rrugë të mirë për t’u bërë skuadra e parë kanadeze që fiton titullin e ligës amerikane, NBA.

Kamerunasi Siakam ishte maksimalisht i motivuar në mbrëmjen e tij perfekte. Ndeshjen e mbylli me 32 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime për të ndihmuar Toronton që të avancojë 1:0 në serinë finale. Pos Siakamit, te Toronto u dalluan edhe Kahwi Leonard e Marc Gasol me 23, përkatësisht 20 pikë të shënuara. Siakam la në hije yjtë e Golden Statet, që edhe në finale u fut pa Kevin Durantin që nuk është rikuperuar ende. Durant pritet të jetë i gatshëm prej ndeshjes së tretë finale, kur seria do të bartet në Oakland.

Te Golden State, më i dalluari ishte Stephen Curry me 34 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, kurse Klay Thompson shtoi 21 pikë. Draymond Green regjistroi “triple-double” prej dhjetë pikëve, po aq kërcimeve e asistimeve, por nuk arriti ta ndihmojë ekipin e tij që të evitojë humbjen.

“Jam shumë i lumtur që arrita ta ndihmoj ekipin për të fituar ndeshjen e parë. Mund të them se në këtë triumf ka ndikuar edhe përkrahja e madhe e tifozëve, të cilët luteshin për fitore dhe si duket unë i dëgjova për shkak se në të shkuarën kam studiuar për t’u bërë prift”, u shpreh Siakam, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. “Ne kemi punuar shumë si ekip për të arritur në këtë nivel, por ky është vetëm fillimi. Kemi edhe shumë ndeshje para vetes që nuk do të jenë aspak të lehta. Pavarësisht fitores, ne kemi ende hapësirë për t’u përmirësuar”.

Siakam ishte një fëmijë thatanik nga Kameruni që studionte për t’u bërë prift katolik kur ra në sy të ish-lojtarit të NBA-së, Luc Mbah a Moute, që e zgjodhi për të qenë pjesë e kampit “Basketball Without Borders” (Basketbolli kufi). Udhëtimi i Siakamit vazhdoi me një bursë basketbolli në Universitetin shtetëror të New Mexicos, dhe pastaj erdhi përzgjedhja e tij nga Toronto në raundin e parë të draftit në vitin 2016, si zgjedhja e 27-të.

“Kjo është vetëm një dëshmi se me punë mund të arrihet gjithçka, pra kjo është historia e jetës sime”, ka shtuar Siakam.

Toronto është ekipi i vetëm nga Kanadaja në NBA dhe është hera e parë që ka mbërritur në finale, derisa Golden State po e kërkon titullin e tretë rresht. Njëherësh, për Golden Staten kjo është herë e pestë rresht që paraqitet në serinë finale të NBA-së. Ndeshja e dytë e kësaj serie finale do të zhvillohet të dielën, sërish në Toronto.

“Mbrojtja e Torontos ishte superiore dhe ne si ekip nuk e patëm mbrëmjen tonë. Thjesht, Toronto na nxori prej lojës dhe fitoi ndeshjen e parë. Tash, fokusin e kemi te ndeshja e dytë, ku pres një paraqitje më të mirë. Gjithashtu, shpresoj që të bëjmë edhe më pak gabime, të cilat ishin vendimtare në humbjen tonë”, ka thënë trajneri i Golden Statet, Steve Kerr, duke iu referuar 16 topave të humbur nga lojtarët e tij.

© KOHA

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE