Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Menaxheri i Arsenalit dëshiron që klubi të gjejë një rrugë për Mesut Ozil përpara se afati kalimtar i Janarit të mbyllet në mënyrë që të krijoj fonde për të transferuar lojtarët që ai do.
Arsenal ka arritur që të mbledhë vetëm 2 pikë të mundshme në 5 ndeshjet e fundit dhe vendimi i Emery që mos ta ftoj fare gjermanin për ndeshjen e fundit është dëshmuesi më i mirë që Ozil nuk bënë më pjesë në planet e Unai Emeryt, shkruan Indeksonline.
Arsenal ka arritur marrëveshje personale me Denis Suarez por Barcelona janë duke refuzuar ofertën e Arsenalit për huazim pasi ata janë të interesuar ta lirojnë mesfushorin e tyre vetëm nëse shitet përfundimisht./Indeksonline/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE

Postimi me i Kerkuar