Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Për yllin slloven të klubit Dallas Mavericks të NBA, Luka Doncic, është zbuluar se një pjesë e familjes së tij është nga Kosova.
Doncic e ka pushtuar ligën më të famshme në botë për basketboll në sezonin e tij të parë atje, përkundër që është vetëm 19-vjeçar.
Vizioni i ka ndihmuar Doncicit që të jetë një nivel më lart se basketbollistët e tjerë që debutuan këtë sezon në NBA. Ai kishte luajtur deri sezonin e kaluar në Evropë, për Real Madridin.
Doncici është slloven nga nëna, e serb nga babai. Por, në njëfarë forme, ylli i NBA e ka një pjesë të tij edhe nga Kosova. Gjyshi i tij ka lindur në Klinë, më saktë, në fshatin Bincë. Vëllai i tij, pra axha i babës së Llukas ende jeton në Kosovë, njofton Klan Kosova.
19-vjeçari ka statistika mjaft mbresëlënëse këtë sezon në NBA, me mesatarisht 20.8 pikë, 12 kërcime dhe nëntë asiste për ndeshje. Ai vlerësohet se është në rrugë të drejtë për ta fituar çmimin “Rookie of the Year”.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE