Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Vendimi i Eden Hazardit për t’u transferuar në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit i prek edhe shumë klube dhe futbollistë të tjerë të Evropës, pasi që transferimi i tij pritet të ketë efektin e “dominos”.
Besohet se superylli belg do të largohet nga Chelsea për t’iu bashkuar skuadrës së Real Madrid në fund të këtij sezoni, pas një periudhe të gjatë spekulimesh për të ardhmen e tij, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ky transferim nuk i prek vetëm klubin londinez dhe atë madrilen, pasi që nga kjo marrëveshje ndikohen edhe futbollistët e disa klubeve të tjera të Evropës.

Transferimi i Hazardit pritet të jetë fundi për karrierën e Iscos në Santiago Bernabeu. Ai mund të transferohet në Chelsea, ku edhe Mateo Kovacic pritet të shitet sapo ta përfundojë huazimin e tij.

Këto dy transferime në Stamford Bridge ia krijojnë hapësirën Callum Hudson-Odoit për t’u transferuar në Bayern Munich. Talenti i ri anglez e kishte kërkuar këtë transferim edhe në janar, mirëpo Chelsea ia kishte mbyllur derën.
Transferimi i Hudson-Odoit në Bayern Munich do të thoshte se nuk ka më vend në Allianz Arena për James Rodriguez, i cili mund të transferohet në Juventus, pasi këtë gjë raportohet se e ka kërkuar vet Cristiano Ronaldo.
SunSports raporton se përveç Hazardit, Real Madridi do të tentojë ta transferojë edhe Paulo Dybalan. Po të arrihet edhe kjo marrëveshje, Gareth Bale do të detyrohet ta gjejë një klub të ri.
Përkundër që ai nuk ka qenë shumë mbresëlënës gjatë viteve të fundit, Manchester Unitedi është interesuar shpeshherë për uesllsianin. Real Madridi do të tentojë ta shfrytëzojë transferimin e Bale në Old Trafford për ta blerë Marcus Rashfordin, për të cilin madrilenët janë të gatshëm të paguajnë mbi 100 milionë euro. /Gazeta Exp

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE