Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Lucas Paqueta dhe Gianluigi Donnarumma i janë bashkuar skuadrës së Milanit për ndeshjen e së shtunës kundër Parmës, pas kanë arritur të rikuperohen nga lëndimet e tyre,

Milani do të përballet këtë fundjavë me Parmën. Ndeshja e cila do të zhvillohen në orën 12:30 të shtunën, në “Ennio Tardini”, do të jetë e vlefshme për xhiron e 33-të të Serisë A, transmeton Gazeta Express.

Tani që po afrohet fundi i sezonit, Milanit i duhet ndihma e të gjithë lojtarëve për ta mbajtur vendin në top katërshe të Italisë dhe ta sigurojë një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Për këtë arsye, trajneri i Milanit, do të jetë shumë i lumtur që do të mundë të mbështetet në ndihmën e Lucas Paquetas dhe Gianluigi Donnarummas për ndeshjen e kësaj fundjave.
Paqueta dhe Donnarumma nuk kanë luajtur në asnjë ndeshje të Milanit që nga barazimi me rezultat 1:1 kundër Udineses më 2 prill, ku të dy u lënduan.
Megjithatë, tani është bërë e ditur se ata janë rikuperuar në kohë për ndeshjen në “Ennio Tardini”, kur kuqezinjtë do të përballen me Parmën këtë fundjavë.
Skuadra e plotë e Milanit për ndeshjen kundër Parmës: Donnarumma A, Donnarumma G, Reina; Abate, Calabria, Caldara, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Zapata; Bakayoko, Bertolacci, Biglia, Kessie, Paqueta; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE