Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Gazeta italiane e sportit, Corriere dello Sport, raporton se Milani i ka filluar bisedimet me futbollistin e Barcelonës, Malcomin, për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.
Sipas disa burimeve nga Spanja, përfaqëuesit e Milanit tashmë janë takuar me disa anëtarë të stafit të Malcomit dhe aty i filluan diskutimet për mundësinë e transferimit të futbollistit, transmeton Gazeta Express.
Braziliani kishte qenë shumë afër transferimit në Romë verën e kaluar, mirëpo në momentet e fundit ishte vendosur që ai t’i bashkohej Barcelonës. Por, ky vendim mund të mos ketë qenë më i miri për të pasi që nga atëherë, ai i ka luajtur vetëm tri ndeshje në ligë këtë sezon.
Gazeta italiane Corriere dello Sport shton se kuqezinjtë ishin interesuar për Malcomin edhe gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo atyre u ishte thënë se 22-vjeçari do të kushtonte së paku 50 milionë euro.
Në San Siro po ka ndikim gjithnjë e më të madh të brazilianve dhe drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, tashmë e ka përforcuar skuadrën e tij me Lucas Paqueta.
Problem te një marrëveshje e tillë mbeten telashet financiare të klubit italian, pasi që Milani është paditur sërish nga FIFA për shkeljen e rregullave të ndershmërisë financiare (FFP). /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE