Vazhdon edhe më tutje të jetë njëri nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve.Fjala është për super-talentin e Benficas, Joao Felix, i cili ende nuk është i sigurtë sa i përket të ardhmes, shkruan GazetaBlic.Ndërkaq, presidenti i klubit portugez, Domingos Soares, ka lëshuar një deklaratë drejtuar klubeve të interesuara për t’i siguruar shërbimet e fantazistit tinejxher.
Soares ka pranuar faktin se skuadra që dëshiron ta ketë futbollistin në radhët e veta, duhet ta paguajë klauzolën e tij prej 120 milionë euro, përndryshe ai do të qëndrojë në “Estadio Da Luz”.Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, sa i përket këtij operacioni transferimi.
/GazetaBlic/