Paul Pogba duket se dëshiron të vazhdojë me Manchester Unitedin, por për ta bërë këtë, mesfushori francez kërkon që së pari t’i plotësohet një kusht.
Sky Sport raporton se Paul Pogba është i gatshëm të qëndrojë në Manchester United nëse i ofrohet një pagë e barabartë me Alexis Sanchez.
Sulmuesi kilian është futbollisti më i paguar në Old Trafford, me pagë të majme javore prej 534 mijë euro.
Ndërkohë, për fituesin e Kupës së Botës me Francën po flitet se mund të kalojë në Real Madrid këtë verë, si një nga shtyllat kryesore të ndërtimit të skuadrës së Zinedine Zidane.
Por, sipas Daily Mirror, Unitedi e vlerëson mesfushorin plot 185 milionë euro dhe se Pogba është i lumtur nëse mbetet në Old Trafford.
(Kosova Sot)