Roma nuk po kalon momente të mira këtë edicion në Serie A.
Giallorosët janë duke luftuar për ta zënë që do t’i dërgonte në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm.
Pika më e dobët e Romës këtë edicion ka qenë mbrojtja dhe portieri Robin Olsen.
29-vjeçari që erdhi te Roma si zëvendësues i brazilianit Alisson ka dëshpëruar me paraqitjet e tij.
Roma po mendon ta shesë në fund të sezonit dhe tanimë ka disa alternativa për ta zëvendësuar atë.
Objektivi kryesor i Romës për portën është portieri kamerunas i Ajaxit, Andre Onana.
23-vjeçari ka shkëlqyer me gjigantin holandez në dy vitet e fundit dhe ka rritur edhe vlerën e tij.
Për ta transferuar atë në Olimpico, Roma ka gati rreth 30 milionë euro.
Në rast se dështon Onana, atëherë në listën e Romës janë edhe Kevin Trapp dhe Alessio Cragno. /Telegrafi/