Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Kosova do të kërkojë gjashtë pikë nga ndeshjet e qershorit, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Por, për të ndodhur kjo, futbollistët duhet të sakrifikohen shumë për skuadrën dhe të japin më të mirën për 180 minuta.
Sulmi do të jetë i ngjashëm sikur në ndeshjet e kaluara; Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Arbër Zeneli do të jenë para – atyre mund t’iu bashkohet edhe Bersant Celina.
Problemi më i madh për Bernard Challandes do të jetë mesfusha. Hekuran Kryeziu, Valon Berisha dhe Herolind Shala, janë zyrtarisht jashtë për këtë ndeshje.
Në mungesë të futbollistëve më lartë, Besar Halimi duket të jetë i padiskutueshëm në mesfushë përpara mbrojtësve, për shkak edhe të përvojës.
Kandidatët e mundshëm për të luajtur përkrah Halimit në mesfushë janë Florent Hasani, Idriz Voca dhe Anel Rashkaj.
Nuk përjashtohet që në mesfushë të luajë edhe prurja e re te Kosova, Florent Hadërgjonaj.
Te Huddersfield Town A.F.C., Hadërgjonaj ka luajtur 12 ndeshje në pozitën natyrale, mbrojtës i djathtë dhe 12 sfida tjera në pozita të ndryshme; mesfushor i majtë, mesfushor i djathtë dhe mesfushor defensivë.
Kështu, nuk përjashtohet mundësia që Bernard Challandes ta përdorë 24-vjeçarin në mesfushë, duke parë mungesat e shumta.
Kosova, fillimisht do t’i matë forcat me Malin e Zi me 7 qershor, e më pas do të përballet me Bullgarinë me 10 qershor. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE