Real Madrid dhe Ajax do ta zhvillojnë sonte përballjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid e ka fituar ndeshjen e parë 2 me 1 ndaj Ajaxit, ndërsa sonte nga ora 21:00 do ta zhvillojnë përballjen e dytë.
Madrilenët do të jenë në këtë ndeshje pa Sergio Ramos, që është i suspenduar për shkak të numrit të kartonëve, ndërsa holandezët nuk mund të llogarisin në tre lojtarë.
Real Madrid dhe Ajax pritet të startojnë në formacionin 4-3-3, e që do të jetë një ndeshje tejet interesante për tu ndjekur.
Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:
Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Nacho, Reguilon; Modric, Casemiro, Kroos; Vazquez, Vinicius; Benzema.
Ajax: Andre Onana; Noussair Mazraoui, Matthijs de Ligt, Daley Blind, Nicolas Tagliafico; Frenkie de Jong, Donny van de Beek, Lasse Schoene; David Neres, Dusan Tadic, Hakim Ziyech . /Lajmi.net/