Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Bayer Leverkuseni i vitit 2002, ishte një nga skuadrat më simpatike që u kthye në kocë të fortë për të mëdhatë evropiane.
Klubi gjerman e kishte siguruar vendin e katërt për të marr pjesë në Ligën e Kampionëve.
Ata në mes viteve 1997 dhe 2002, shpesh kanë luajtur në Ligën e Kampionëve. Megjithatë më impresionues ishte sezoni 2001/02 në Ligën e Kampionëve.
Në kampionat, me trajner Klaus Toppmöller, ata e mbyllën në venin e dytëm me një pikë më pak se Borussia Dortmund.
Bayer Leverkusen 01/02 season has been named “Treble Horror”, finishing R/U in the Bundesliga, German Cup and Champions League.
Në një grup me Barcelonën, Lyonin e Fenerbahcen ata dulën të dytit, duke i mundur edhe katalunasit 2-1.
Në atë kohë Liga e Kampionëve zhvillohej me dy palë grupe.
Në fazën e grupeve të dytën, Bayer kryesoni renditjen përpara Deportivo la Corunas, Arsenalit dhe Juventusit.
Në cerefinale mposhën Liveproolin, ndërsa në gjysmëfinale mposhtën Manchster Unitedin.
Insane to think that Bayer Leverkusen could have had a treble in 2002. Lost out on the league title by 1 point. Lost the Champions League final and lost the DFB-Pokal final. Would’ve quit football
Në finale ishte në Glasgoe kundër Real Madridit.
Atë ndeshje e fituan mbretërit me Zinedine Zidanen në krye, që e shënoi edhe një gol ndër më të mirë në një finale të Ligës së Kampionëve.
Ta kujtojmë pak atë skuadër. Portier ishte Hans Jorg Butt, që ishte i shkëlqyeshëm.
Më mbrojtje Lucio, e në mesfushë Michael Ballack dhe Carsten Ramelow.
Michael Ballack, Bayer Leverkusen
Dyshja sulmuesi ishte me Yıldıray Basturk dhe Oliver Neuville.
Një i ri si Dimitar Berbatov ishte në stol në atë natë të vitit 2002 dhe braziliani Ze Roberto ishte i suspenduar për finale.
Shumica e lojtarët pas atij viti u shitën me shuma të mëdha. /Telegrafi/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE