Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Zinedine Zidane bëri një rikthim të mençur në Real Madrid, duke ia pamundësuar Jose Mourinhos, i cili ka miratuar këtë veprim.
Portugezi e ka përshkruar rikthimin e francezit te madrilenët si një lëvizje “perfekte” dhe fantastike për të gjitha palët.
Duke trajnuar gjigantët spanjollë në mes të viteve 2010 dhe 2013, Mourinho ishte lidhur me një kthim në Santiago Bernabeu për të zëvendësuar Santiago Solarin, i cili u shkarkua pas eliminimit në Ligën e Kampionëve.
“Mendoj se është e përsosur dhe fantastike që ka bërë në vitet e fundit”, tha Mourinho për El Chiringuito, raporton Marca.
“Perfekte për mua, perfekt për Madridin dhe perfekt për francezin. Është një mundësi e mirë për të treguar se sa i mirë është, veçanërisht tani me një projekt të ri. Unë mendoj se ai është i madh”, tha ish-trajneri i Los Blancos.
Gjatë 28 muajve të kaluara te kryeqytetasit spanjoll, Zidane e udhëhoqi Madridin drejt tre titujve rresht të Ligës së Kampionëve, një në La Liga dhe po SuperKupave të Spanjës, dy SupeKupa të UEFA-s dhe po aq Kupa të Botës.
Ndryshe, Zidanen do ta shohim në drejtim të ekipit në ndeshjes e së shtunës (16 mars) kur Reali do të luajë para shikuesve të vetë kundër Celta Vigos. /Telegrafi/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE