Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ia ka rrëmbyer zemrën trajnerit Pep Guardiola dhe tifozëve të Manchester Cityt
Arijanet Muriç gjatë verës së kaluar një portier anonim, shkruan Gazeta Express.
Manchester City kishte vendosur ta huazonte atë në Holandë tek NAC Breda pasi nuk llogariste një herë për një herë në shërbimet e tij.
Mirëpo, portieri shqiptar nga Mali i Zi ia pa hairin lëndimit të Claudio Bravos.
Trajneri Pep Guardiola vendosi ta rikthente menjëherë atë në skuadër dhe tash portieri i Përfaqësueses së Kosovës është bërë portieri i dytë i “Citizens”.
19 vjeçari u kthye me kënaqësi dhe dalëngadalë e ka bindur trajnerin Guardiola me kualitetin e tij.
Portali “Goal.com” ia ka kushtuar një shkrim portierit shqiptar, i cili ishte lindur në Schlieren të Zvicrës.
Ai ka tri pasaporta, zvicerane, malazeze dhe kosovare.
Muriç e kishte nisur karrierën si lojtar, ndërsa një mik i babait të tij e kishte bindur të përpiqej të bëhej portier.
Ndërsa, fakti se ai luan mjaft mirë me këmbë ka bërë që trajneri Guardiola të mendojë se Muriç, i gjatë 198 centimetra, mund të luajë edhe si qendërmbrojtës.
City me Muriçin e ka të ardhmen e sigurt në portë, njëjtë si Përfaqësuesja e Kosovës. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE