Anthony Joshua dhe Jarrell Miller u takuan dje, për konferencën e tyre të parë për shtyp, para se të zhvillohet meçi mes tyre.
Jarrell Miller nuk arriti ta kontrollojë veten në ballafaqimin e parë me Anthony Joshua pas zyrtarizimit të meçit mes tyre në New York.
Pas afrimit nga ana e britanikut, ai menjëherë e shtyu atë duke shkaktuar tollovi në skenë, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, Joshua e ruajti qetësinë dhe vetëm iu drejtua me disa fjalë Millerit.
Joshua, do t’i mbrojë titujt e tij, WBA, ‘Super’ IBF dhe WBO, në meçin kundër Millerit, e cila do të zhvillohet në Madison Square Garden në New Jork, më 1 qershor. /Lajmi.net/