Pas mospërfshirjes në skuadër për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, Isco, ka vendosur të largohet nga Real Madridi.
Mesfushori spanjoll u ka bërë me dije agjentëve të tij se nuk dëshiron të qëndrojë te madrilenët, transmeton KTV.
Sipas mediave spanjolle, Isco ka kërkuar nga menaxheri i tij të nisë bisedimet me Manchester Cityn, për një transferim në Ishull.
Mesfushori spanjoll këtë sezon me “Mbretërit” ka luajtur vetëm 622 minuta duke qenë u inkuadruar në lojë nga banka rezervë.
© KOHA