Trajneri i Real Madridit, e ka lënë të hapur derën për largimin e Iscon në afatin kalimtarin e janarit, pasi sugjeroi të martën se i takon klubit të vendosë nëse dëshiron ta mbajë apo shesë mesfushorin spanjoll.
Solari e shmangu mundësinë për ta mbështetur Iscon pasi kur u pyet nëse ai, si trajner, do të ishte i lumtur ta lejojë mesfushorin të largohet këtë muaj, transmeton Gazeta Express.
“Ju e thatë vetë. Unë jam thjesht trajner”, tha Solari të martën në një konferencë për media.
Ka pak gjasa që Real Madridi ta shesë Iscon në janar, veçanërisht kur dihet se e ardhmja e Solarit nuk është e garantuar në radhë të parë.
Solari ka kontratë me klubin deri më 2021, të cilën e nënshkroi kur u emëruar trajner i përhershëm në nëntor, por rezultatet e dobëta nënkuptojnë se ai mund ta humbë punën në verë.
Isco, ndërkohë, është lojtari që po vuan më së shumti që prej emërimit të Solarit, edhe pse nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit luante rol të rëndësishëm në skuadër.
“Kemi skuadër fantastike dhe më takon mua të zgjedh se kush luan çdo lojë”, shtoi ai. /Gazeta Express/