Sulmuesi spanjoll do të largohet nga Blutë.
Alvaro Morata që nuk po arrinte të gjente veten në skuadrën e Chelseat, ka vendosur të kthehet në Spanjë, por këtë herë te rivali i qytetit të Realit, skuadra e Atletico Madrid.
Mediat angleze raportojnë që Chelsea e ka pranuar ofertën e Atleticos për huazimin gjashtë mujor të Moratas, me klubin madrilen që do ta bëjë blerjen e tij në verë për 48 milionë funte.
Në vend të Moratas tek Blutë do të transferohet Gonzalo Higuain nga skuadra e Milanit.
26-vjeçari ka luajtur me Chelsean që nga viti 2017 ku ishte transferuar nga Real Madridi, por asnjëherë nuk ka mundur të gjejë veten në skuadrën nga Stamford Bridge