Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Presidenti i UFC-së, Dana White, beson se rimeçi mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor do të ndodhë në vitin 2019.
Dyshja ishin përballë njëri-tjetrit për titullin e kategorisë së lehtë në UFC, rusi e fitoi duelin, por ai nuk mbajti vetën dhe krijoi një kaos duke u përleshur me skuadrën e irlandezit.
Komisioni Atletik i Shtetit të Nevadas ende nuk ka dal me një vendim për incidentin në natën e UFC 229, por pas vendimit presidenti i UFC-së shpreson se rimeçi i shumë pritur do të ndodhë.
Momenti kur Khabib Nurmagomedov e detyroi Conor McGregorin të dorëzohet (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)
“Mendoj se shumë njerëz dëshirojnë të shikojnë këtë duel”, ka thënë White për TMZ Sports.
“Duhet të shikojmë se si gjërat rrjedhin. Natyrisht, ne duhet të dalim para Komisionit Atletik të Shtetit të Nevadas. Kjo duhet të ndodhë dhe kur të ndodhë, ne mund të shikojmë mundësitë”.
“Derisa gjithçka shkon mirë meçi duhet të ndodhë”, ka thënë White i pyetur se a mund të zhvillohet dueli në vitin 2019.
McGregor dhe Nurmagomedov do të mësojnë dënimet e tyre me 29 janar, me përjashtim të rastit nëse ata arrijnë marrëveshje paraprake me komisionin. /Telegrafi/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE