Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Të shtunën luhet derbi i xhiros 31 i Ipko Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit që mund të përcaktojë fatin e skuadrave për titull.Ndërkohë, si asnjëherë më parë kjo sfidë do të gjykohet nga gjashtë gjyqtarë duke përfshirë edhe ata pas portave, shkruan Gazetasheshi, përcjellë GazetaBlic.Me marrëveshje të dy klubeve, sfidën pritet ta gjykojë gjyqtari më i mirë në vend, Genc Nuza.
Ditw më parë drejtuesit e Llapit ishin deklaruar se do të kërkojnë gjyqtarë nga Serie A italiane, por më pas të dy klubet janë pajtuar për Nuzën që tashmë ka histori edhe në ndeshjet ndërkombëtare.Gjithsesi, mbetet për t’u zyrtarizuar gjithçka nga FFK që sot pritet të dalë me delegimin zyrtar të gjyqtarëve.
/GazetaBlic/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE