Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Xherdan Shaqiri pohon se dëshira e tij para shortit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kishte qenë që Liverpoolit t’i binte Bayern Munichu, në mënyrë që të ketë rast të luajë kundër ish-skuadrës së vet.
Kosovarit të Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqirit, iu plotësua dëshira, pasi Liverpooli do të ballafaqohet me gjigantin gjerman Bayern Munich në 1/8 e finales.
Ndeshja e parë do të zhvillohet të martën në Anfield.
Shaqiri, i cili i kaloi dy vite e gjysmë në Bayern, nga 2012 deri më 2015, mezi pret të përballët me një klub me të cilin fitoi shumë trofe.
27-vjeçari nga Kosova tha për faqen zyrtare të Liverpoolit: “U gëzova për shortin sepse dëshira ime ishte të luaj kundër Bayern Munichut, kundër ish-bashkëlojtarëve të mi dhe ekipit tim të vjetër. Mezi e pres ndeshjen”.
“Në Bayern kalova një kohë të mahnitshme. Atje isha për dy vite e gjysmë, të cilat ishin madhështore: fituam shumë trofe, e fituam Ligën e Kampionëve. Ekipi ynë ishte më i miri që Bayern Munichu ka pasur ndonjëherë”, shtoi ai.
Shaqiri ishte pjesë e skuadrës së Bayernit që e pushtoi Evropën në sezonin 2012-13, kur e fitoi edhe tripletën.
(Kosova Sot)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE