Roma tashmë ka disa shënjestra për afatin e janarit.
Roma besohet se po sfidon Tottenham Hotspur për Sander Berge, por Genk insiston “ne nuk jemi të gatshëm ta shesim në janar”.
20-vjeçari norvegjez ka shënuar dy gola Ligën e Evropës për skuadrën belge, përcjell lajmi.net.
Spurs janë shumë të interesuar për të, por Calciomercato.com beson se Giallorossët janë më afër transferimit.
“Mund t’ju them se nuk jemi të gatshëm të shesim Sander Berge në janar,” tha drejtori teknik i Genkut, Dimitri De Conde në TeleRadioStereo.
“Unë nuk kam pasur ndonjë kontakt me [drejtorin sportiv të Romës] Monchi, por ne mund të zhvillojmë një bisede në ditët e ardhshme.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/