Asi i Manchester United, Marcus Rashford, ka dhënë një deklaratë mjaft interesante.Ai ka thënë se e admiron punën e kundërshtarit të tij që luan me Manchester City, Sergio Aguero.Sulmuesi nga ‘Old Trafford’ ka thënë se do të kishte dëshirë që të shënonte sikur rivali i tij nga ‘Etihad Stadium’.
“Mendoj se sulmuesi më i mirë i qendrës është Sergio Aguero. Ai mund të shënoj tri apo katër gola edhe në një ditë të ‘fikur’. Kjo për mua është diçka që do të merrja për vete” ka thënë Rashford.“Kur nuk ke një ndeshje të mirë, por ti akoma shënon gola. Kjo është aftësi në vete” ka shtuar ndër të tjerash ylli anglez.Sergio Aguero shënoi një dopio të jashtëzakonshme kundër Swansea City, për ta kaluar tutje në gjysmëfinale të Kupës FA skuadrën e tij. /