Oliver Giroud ka shënuar një gol në fitoren e Francës 1-4 ndaj Moldavisë.
Ky gol ka bërë që sulmuesi karakteristik të futet në mesin e legjendarëve të “Gjelave”.
Giroud e ka barazuar Trezeguet në historinë e golashënuesve më të mirë në histori të Francës.
Sulmuesi i Chelseat ka bërë 34 gola me Francën dhe është vetëm shtatë gola larg Platinis që rënditet në pozitën e dytë.
Thierry Henry mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses së Francës me 51 gola./Indeksonline/