Arsenal kanë filluar të mendojnë përsëri për një lojtar sulmues krahu.
‘Gunners’ kanë kthyer sytë kah ish lojtari i Atletico Madrid, Yannick Carrasco, shkuran ‘Express’, transmeton lajmi.net.
Reprezentuesi belg aktualisht luan në Superligën Kineze, ku duket se nuk është shumë i kënaqur dhe kërkon rikthimin në Evropë.
Londinezët kishin tentuar ta transferonin Carrascon edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por nuk ia arritën këtij qëllimi.
Tani, skuadra Unai Emery do të tentojë të zotëroj anësorin, por sigurisht duhet ofruar një pagë e mirë për të. /Lajmi.net/