Deontay Wilder edhe një herë ka nxitur kundërthënie në botën e boksit, pikërisht në javën e madhe para një tjetër dueli të rëndësishëm në karrierën e tij.
Kampioni i WBC-së do ta mbrojë titulli e tij kundër Dominic Breazeale të shtunën mbrëma (18 maj) në New York, ndërsa e ka kërcënuar kundërshtarin se mund ta vrasë në ring.
Deontay Wilder on wanting to kill an opponent: “This is the only sport where you can kill a man and get paid for it at the same time…so why not use my right to do so?” #WilderBreazeale
Kampioni i WBC-së do ta mbrojë titulli e tij kundër Dominic Breazeale të shtunën mbrëma (18 maj) në New York, ndërsa e ka kërcënuar kundërshtarin se mund ta vrasë në ring.
“Mund ta pyesni çdo mjek nëpër botë, ai do t’ju thotë se koka nuk është krijuar për t’u goditur… Ky është i vetmi sport, ku mund ta vrasësh një njeri dhe në të njëjtën kohë të paguhesh për atë që bën… Është legale, prandaj pse të mos e shfrytëzoj të drejtën time për ta bërë (për ta vrarë)?”, u ka thënë amerikani disa gazetarëve.
Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)
Në vitin 2017, Wilder kishte bërë komente të ngjashme për Bermane Stiverne dhe pati nxitur reagime të shumta, njësoj si tani. /Telegrafi/