Dy tifozë turq kanë ndërruar jetë mbrëmë në një aksident trafiku, deri sa po ktheheshin në Ankara nga Antalia.
Eren Acigoz, i moshës 15 vjeçare dhe Mert Turgut Cakir i moshës 17 vjeçare ishin dy fansat që ndërruan jetë. Ata kishin shkuar në Antali për të përkrahur ekipin e tyre, Ankaragucu.
Ata udhëtuan për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës por fatkeqësisht ndërruan jetë./Indeksonline/