Arsenal ka marrë një lajm fantastik në lidhje me transferimin e Adrien Rabiot.
Arsenal është duke tentuar ta bind Adrien Rabiotin që të transferohet në Emirates në këtë afat kalimtar të verës.
Skuadra londineze e di se do ta transferojë mesfushorin francez me parametra zero, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni, përcjell lajmi.net.
Arsenal ka marrë një lajm të mirë, pasi Barcelona është tërhequr nga gara për transferimin e Rabiot.
Skuadra londineze tani është më afër se kurrë që ta transferojë francezin, por që mund të rivalizohet edhe nga ndonjë skuadër nëse nuk e mbyll transferimin para përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/