Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Lajmi më i madh në skuadrën e Real Madridit për ndeshje ndaj Espanyolit të dielën mbrëma është rikthimi i Gareth Bale.
Bale kthehet nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për plot 24 ditë. Ai u dëmtua gjatë një ndeshjeje ndaj Villarrealit, transmeton Gazeta Express.
Në atë takim, anësori uellsian e dëmtoi muskulin, por tani rikthimi i tij do të jetë plus i madh për Santiago Solarin.
Trajneri i Madridit ka zgjedhur t’i lërë jashtë Alvaro Odriozolan dhe Fede Valverden, me Marco Asension, Mariano Diazin, Keylor Navasin dhe Jesus Vallejon që mungojnë shkaku i lëndimeve.
Skuadra e Real Madridit për ndeshje ndaj Espanyolit:
Portierë: Thibaut Courtois, Luca Zidane and Diego Altube.
Mbrojtës: Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Marcelo and Sergio Reguilon.
Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Marcos Llorente, Brahim Diaz, Isco and Dani Ceballos.
Sulmues: Karim Benzema, Gareth Bale, Lucas Vazquez and Vinicius Junior. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE