Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Sinjale të reja nga Anglia për Juventusin. Pep Guardiola kërkon që të përqafojë sërish Duglas Kostën, “nxënësin” e tij në periudhën e Bajernit të Mynihut, në sezonin 2015-2016. Trajneri i Mançester Sitit ka qenë ai që ndoshta arriti t’i nxjerrë dhe të marrë më të mirën nga futbollisti brazilian, së bashku me Masimiliano Alegrin, me këtë të fundit që në fundin e sezonit të kaluar shijoi versionin më vdekjeprurës të 28-vjeçarit.

Nëse trajneri spanjoll nuk e synoi Duglas Kostën në vitet e kaluara, ka qenë vetëm si rrjedhojë e një pakti të shkruar, i cili nënvizonte se Guardiolës i ndalohej që të bënte “shopping” në Mynih. Por, tashmë që braziliani ka kaluar te Juventusi, nuk ka asgjë që mund ta frenojë Pepin që të tentojë ribashkimin me anësorin ofensiv, i cili nuk duket më shumë i lumtur në Torino. Dhe nga kjo situatë, Mançester Siti dhe trajneri i tyre kërkojnë të përfitojnë, duke nisur nga vera. Ky sezon i Duglasit nuk ka qenë ndër ata për t’u mbajtur mend, përkundrazi ka qenë i komplikuar dhe i mbushur me nervozizëm, dënime, skualifikime e gjoba, si rrjedhojë e gjesteve të turpshme në fushë, si pështyma ndaj një lojtari të Sasuolos apo akoma më shumë, udhëtimet e palajmëruara në Paris, rasti i ditëlindjes së Nejmarit apo aksidenti me makinë, ndërsa lojtari ishte i dëmtuar dhe kishte marrë udhëzimin e mjekëve për të qenë sa më i kujdesshëm me fizikun e tij.
Të gjitha këto kanë bërë që diçka mes klubit dhe Kostës të kriset, sepse sjellje të tilla te Juventusi nuk tolerohen, prandaj nuk do të ishte një çudi që në merkaton e verës Pep Guardiola ta bindte numrin 11 të bardhezinjve për t’iu bashkuar atij te Mançester Siti. Gjithsesi, “qytetarët” duhet të bëjnë llogaritë jo vetëm me Juventusin dhe pretendimet që italianët mund të kenë për kartonin e Kostës, por edhe me “kushërinjtë” e Mançester Junajtid, të cilët qoftë verën e kaluar, ashtu sikurse në merkaton e janarit tentuan që ta bëjnë të tyrin amerikano-jugorin, duke ofruar 60 milionë euro.
“Zonja e Vjetër” refuzoi këto parà, por ndoshta do t’i rimendojë sërish ofertat në drejtim të Duglasit në verë apo akoma më shumë shpreson që me futjen në skenë të Guardiolës, ankandi dhe lufta mes skuadrave të Mançesterit ta rrisë edhe më shumë vlerën e lojtarit, që kujtojmë se u ble 45 milionë euro (6 për huazimin dhe 39 të paguara verën e kaluar) nga Juventusi në korrik të vitit 2017.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE