Manchester United ka identifikuar një portier të ri.
Manchester United nuk është duke arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me David de Gean.
Andaj, “ESPN” raporton se portieri spanjoll mund të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell lajmi.net.
Kurse, “Red Devils” tashmë kanë identifikuar zëvendësuesin e De Geas.
Drejtuesit e klubit nga Old Trafford janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 120 milionë euro për transferimin e portierit të Atletico Madridit, Jan Oblak. /Lajmi.net/