Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, ka thënë se është shumë pranë vendimit përfundimtar për të ardhmen, me Barcelonën dhe Manchester Unitedin që janë duke e vëzhguar nga afër situatën e tij.

19-vjeçari gëzoi një sezon fantastik më 2018/19, duke marrë lëvdata të mëdha nga të gjitha anët për paraqitjet e tij në 55 ndeshje në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Holandës i ndihmoi skuadrës së Erik ten Hag t’i fitojë ligën dhe kupën e Holandës, derisa luajti edhe rol kyç në ecurinë e skuadrës deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona dhe Unitedi janë favoritë në garë për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit adoleshent, me Juventusin po ashtu si destinacion i mundshëm për të.

De Ligt tani ka dhënë indikacione të mëdha se në verë do të largohet nga Ajaxi, sepse e pranoi se është duke menduar për ta zgjedhur opsionin më të mirë për të ardhmen.

“Jam shumë i ngazëllyer për atë që mund të ndodhë në të ardhmen e afërt. Ama po përpiqem të jem i qetë”, tha De Ligt për RTL4.

“Këtë e shoh si sfidë, kjo është më e rëndësishmja. I kam disa opsione dhe dua ta zgjedh më të mirin. Logjikisht, secili opsion është më i mirë se tjetri”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE