Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Fishkëllimat nga tifozëria, kur LeBron James kishte topin, lanë të kuptohet se tifozët e New Orleans Pelicans dyshojnë se ylli i LA Lakersit ka gisht në atë se pse skuadra e tyre po duhet të lërë në bankinë pjesërisht apo tërësisht superyllin Anthony Davis. Mirëpo, James ishte dukshëm më i shqetësuar te performanca e bashkëlojtarëve të tij.
Jrue Holiday shënoi pesë treshe dhe 27 pikë gjithsej, Davis shikoi nga bankina në rroba të rrugës, ndërsa New Orleans Pelicans triumfoi 128:115 ndaj Lakersit të shtunën mbrëma, për t’iu dhënë një goditje edhe më të madhe shpresave të Lakersit për një vend në plejof, shkruan sot Koha Ditore.
“Duhet të jemi të vendosur. Ka të bëjë me qasjen për lojën çdo ditë, si mendon për lojën çdo ditë. Si luan lojën dhe si përgatitesh për të. Nuk është vetëm te futja në parket në ditën e lojës. Por ajo që bën më herët. Është gjëja më e rëndësishme në jetë në këtë kohë”, thotë James, ndërsa Lakersi zë vendin e dhjetë në Konferencën Lindore me 29 fitore e 30 humbje. Tetë të parat në konferencë shkojnë në plejof.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE