Pasi arriti ta shënojë golin e parë të ndeshjes për Werder Bremenin, kundër Dortmundit, Milot Rashica e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për t’i falënderuar tifozët për mbështetjen dhe për t’ia uruar klubit të tij ditëlindjen.
Rashica i ndihmoi Werder Bremenit të kalojë në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, duke e mposhtur Borussia Dortmundin të martën në Signal Iguna Park në një ndeshje tejet dramatike
“Çfarë ndeshje fantastike!! Mbështetja e tifozëve ishte e mrekullueshme, faleminderit! #vazhdotëluftosh Urime ditëlindjen Werder Bremen”, ka shkruar Rashica në llogarinë e tij në Instagram, pas përfundimit të ndeshjes.