Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Përfaqësuesja e Kosova ka marrë lajm të mrekullueshëm para ndeshjes me Bullgarinë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.
‘Dardanët’ zhvillojnë dy ndeshje në muajin qershor, fillimisht më 7 takohen me Malin e Zi në Podgoricë e më pas udhëtojnë në Sofje për t’u përballur me Bullgarinë.
Me këta të fundit që kanë marrë një lajm të keq, pasi Marcelinho nuk do të jetë pjesë e ekipit për shkak të lëndimi, transmeton lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari bullgar Teodor Borisov, i cili shkroi se braziliani i natyralizuar nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë dhe Kosovës.
Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dyja skuadrave përfundoi me barazim 1-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me ekipin e Bernard Challandes që huqi shanse të arta për të marrë pike të plota.
Edhe Kosova nuk do ta llogarit në shërbimet e Hekuran Kryeziut, që pësoi lëndim të rëndë me Zurichun. /Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE