Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Maurizio Sarri e ka përshkruar veten si ‘babai i Higuian’ në futboll, teksa ka folur për aftësitë e tij për të nxjerrë më të mirën nga sulmuesi pas ribashkimit te Chelsea.
Sulmuesi argjentinas xhiron e kaluar ka shënuar dy gola në fitoren 5:0 të Chelsea ndaj Huddersfield, duke çuar numrin në 37 gola të shënuara në 37 ndeshje të shënuara nën drejtimin e Maurizio Sarri, duke llogaritur kohën që kanë punuar së bashku edhe të italianët e Napolit.
Chelsea nënshkroi me Higuain në janar, duke e huazuar sulmuesin nga Juventus, me të drejtë blerje në fund të sezonit.
“Unë shpresoj të jem ‘babai i Higuainit’ në futboll”, ka thënë Sarri para gazetarëve, përcjell ‘lajmi.net’.
“Mendërisht, mendoj se jemi të njëjtë, mendoj se Gonzalo është i përshtatshëm për futbollin tim, kështu që ndenja është vërtetë fantastike, është një ndjenjë futbolli”.
“Ai ka nevojë për besim, para se gjithash. Ai ka nevojë për një marrëdhënie shumë të mirë,me trajnerin dhe shokët e tij të ekipit. Ndonjëherë ai ka nevojë për një mesazh nga trajneri në konferencë për shtyp”.
“Për momentin, ai është shumë i etur. Ai mund të ketë një sezon shumë të mirë, në këtë pjesë të fundit të sezonit”./Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE