Sikur t’ju parashtrohej pyetja për t’i thënë emrat e disa prej mesfushorëve më të mirë në botë, në mendje me gjasë do t’ju vinin Xavi dhe Andres Iniesta. Shto Lionel Messin në mesin e tyre dhe do ta kesh një treshe shumë të mirë.
Nga fillimi i karrierës së Messit më 2004, deri kur Xavi e la Barcelonën më 2015, këta tre i kontrolluan ndeshjet, i shkatërruan mbrojtjet dhe fituan shumë trofe, transmeton Gazeta Express.
Ata luajtën së bashku për 11 vjet në Barçë, duke i fituar shtatë tituj në La Liga, tri në Kupën e Mbretit dhe katër në Ligën e Kampionëve.
Pep Guardiola bëri revolucion në futboll me stilin e tij tiki-taka në Barcelonë, me Messin, Xavin dhe Iniestan në zemër të tij.
Të tre luanin në mënyrë të natyrshme me topin. Ata kishin vizion të jashtëzakonshëm, duke qenë në gjendje t’i shpartallonin mbrojtjet kundërshtare brenda sezonit. Ata mund të driblonin jashtëzakonisht mirë dhe t’i kalonin kundërshtarët sikur të mos ishin aty fare.
Tani, është publikuar një video e cila tregon sa të mirë ishin ata tre së bashku. Lojtarët kundërshtarë as që mund t’iu afroheshin. /Gazeta Express/