Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Mbrojtësi i skuadrës nga Argjentina, Tomas Ezequiel Guidara, ka gjasa të mëdha që të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Guidara që është lindur në Cordoba të Argjentinës, por ka rrënjët nga Shqipëria, të mërkurën për mediumet argjentinase ka zbuluar kontaktet me seleksionuesin Christian Panucci.
Ai ka thënë se Panucci e ka ftuar te Shqipëria për shkak të rrënjëve të tij, por që Guidara është ende i pavendosur. Dëshira e tij është që të luajë me Argjentinën, por nuk përjashton mundësinë të pranojë ofertën e Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore.
Guidara është pjesë e skuadrës Atletico Belgrano, që bën gara në Primera Division të Argjentinës. 22-vjeçari prej vitit 2017 është pjesë e ekipit të parë, kurse këtë edicion është titullar i padiskutueshëm, duke regjistruar 18 paraqitje në kampionat.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE