Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Bardhekaltrit me rekord 100 % deri më tash
Stinori pranveror i Superligës së Kosovës në basketboll do të fillojë këtë fundjavë, derisa Prishtina shihet si skuadra super favorite, pasi ka ekip shumë më cilësor se skuadrat e tjera. Në vjeshtë, bardhekaltrit kishin 14 fitore në 14 ndeshje të zhvilluara. Kryeqytetasit janë favoritë për titull dhe Kupë, kurse në telashe është kampioni Bashkimi, që nuk po arrin të këndellet.
Analistët e basketbollit e kanë cilësuar Z Mobile Prishtina si skuadrën super favorite për titullin e kampionit dhe Kupë. Në të njëjtën linjë është edhe ish-basketbollisti i njohur Valentin Spaqi. Bardhekaltrit kanë një ekip dukshëm më të mirët se skuadrat tjera të Superligës, derisa po marrin pjesë edhe në fazën e dytë të grupeve në FIBA Europe Cup. Për këtë arsye prishtinasit shihen dukshëm favoritë ndaj skuadrave tjera. Kryeqytetasit nuk kishin rivalë në vjeshtë, duke regjistruar 14 fitore në 14 ndeshje të zhvilluara, duke mos pësuar asnjë humbje në garat vendore. Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci kishin nga nëntë fitore dhe pesë humbje, derisa Trepça dhe Bashkimi me nga shtatë fitore dhe shtatë humbje. Në fund janë Borea dhe Lipjani me nga 16 pikë.
S’ka rivalë
Ish-basketbollisti i njohur, Valentin Spaqi, thotë se nëse ndryshon diçka, Prishtina është dukshëm favorite ndaj të tjerëve. “Pa diskutim që Prishtina është pretendente absolute për titullin e kampionit, por gjithmonë nëse mbetet me këtë përbërje dhe nuk do të ndryshojë ekipin deri në fund të kampionatit. Kurse lufta do të jetë mjaft interesante për “play-off”, duke shtuar se pritet të jenë edhe Trepça e Bashkimi skuadrat që do të luftojnë për pozitën e katërt dhe për të qenë në katërshen e parë”, është shprehur Valentin Spaqi për gazetën “Kosova Sot”. Ai flet edhe për luftën për mbijetesë. “Për mbijetesë ka mbetur vetëm Lipjani, sepse Borea nuk e dimë nëse do t’i vazhdojë garat, pasi është në krizë, ku edhe Don Bosko e ka eliminuar për Kupë. Do të jetë e vështirë për këtë skuadër nëse nuk gjen sponsor”, ka theksuar tutje Valentin Spaqi për gazetën “Kosova Sot”. Të shtunën Lipjani ndeshet me Ponte Prizrenin, derisa të dielën zhvillohen duelet e xhiros së 15-të, ku takohen Z Mobile me Trepçën, Bashkimi me Golden Eagle Ylli dhe Borea me Rahovecin.
Kampioni në telashe
Kampion aktual është Bashkimi, megjithatë, kjo skuadër assesi nuk po arrin të këndellet. Të mërkurën pësoi në shtëpi nga Teuta me rezultat 83:101, duke shënuar vetëm një fitore dhe ka pësuar gjashtë humbje në Ligën Ballkanike. Edicionin e kaluar kishte arritur deri në finale. Prizrenasit janë në kaos total, derisa së fundi është larguar edhe trajneri Krunoslav Krajnoviq. dihmëstrajneri i skuadrës, Vigan Maloku, ka treguar pse humbën nga Teuta e Durrësit. “Lirisht mund të them se mbrojtja ishte pika më e dobët në këtë ndeshje. Ne ju kemi lejuar shumë hapësira dhe kanë shënuar shumë pikë nga kundërsulmet”, deklaroi Maloku për faqen zyrtare të Ligës Ballkanike. Ndërkohë, amerikani Michael Martin kishte 13 asistime, por nuk ndihmuan skuadrën prizrenase në derbin shqiptar. “Ishte një ndeshje me temp të lartë. Nuk kemi qenë të mirë në mbrojtje. Duhet të përmirësohemi për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Martin. Tashmë pakësohen gjasat që Bashkimi të kualifikohet për në fazën e ardhshme të kësaj gare, pasi deri më tani ka pësuar më së shumti humbje.
(Kosova Sot)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE