Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

ZidaneMedia franceze (L’Equipe) kanë publikuar një model të formacionit titullar të Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Përveç nënshkrimeve të mëdha, që parashikohen të materializohen kësaj vere, në zgjedhjet e trajnerit Zidane ka vend edhe për “pesha të rënda” të eksperiencës së tij të parë si trajner në “Santiago Bernabeu”. Nëse në kohën e Solarit, emra të tillë si Keylor Navas dhe Marcelo përfliteshin për t’u larguar, ngaqë nuk po gjenin hapësirë, tashmë ata do të rifitojnë statusin që kishin, me francezin në krye.

Spanjollja “AS” ka sqaruar përmes një videoje jo vetëm formacionin, me të cilin pritet të startojë Zidane sezonin e ardhshëm, por edhe vendosjen e tyre sipas pozicioneve përkatëse në fushë shkruan Telesport, përcjell GazetaBlic.Kjo 11-she do të përbëhej nga këto emra, sipas modulit 4-3-3: Navas – Marcelo, Ramos, De Light, Carvajal – Casemiro, Rabiot, Pogba – Hazard, Mbappe, Benzema. Pra, duket qartë se kemi pesë prurje të reja, të piketuara në kokën e drejtuesve të “Los Blancos”.
Interesant është fakti se i bie të ulen në stol edhe emra të tillë, si Modric apo Toni Kroos, me Isco që e ka provuar tashmë këtë status, pa llogaritur elementët e rinj, që morën mjaft hapësira këtë sezon, me Lopetegui dhe Solari në stol. Kujtojmë se ditën e djeshme ishte “L’Equipe”, që bëri me dije se Real Madridi ka përgatitur 500 milionë euro për merkaton e kësaj vere.
Presidenti Florentino Perez duket i vendosur për ta forcuar grupin e lojtarëve, që do të jenë në dispozicion të trajnerit të rikthyer, Zidane. Prestigjiozja franceze shkruante edhe për përforcimet, që kanë në mendje në “Santiago Bernabéu”. Kylian Mbappé, Paul Pogba dhe Eden Hazard mbeten të parët në listën e dëshirave të Real Madridit, për të udhëhequr projektin e ri te të bardhët.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE