Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Uellsiani Gareth Bale dëshiron ta ndryshojë situatën e tij në Santiago Bernabeu dhe ia ka bërë të qartë klubit të tij, përmes agjentit, se dëshiron të qëndrojë në Madrid deri në fund të kontratës.

Gareth Bale nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi këtë verë. Këtë gjë ai ia ka bërë të qartë presidentit të klubit, Florentino Perezit, përmes agjentit të vet. Ai dëshiron të qëndrojë në Real Madrid të paktën deri në qershor të vitit 2022, kur edhe i përfundon kontrata, transmeton Gazeta Express.

Për herë të fundit Bale e rinovoi kontratën e tij me klubin në vitin 2016. Gjatë sezoneve të fundit, ai është kritikuar nga shumë tifozë për lëndimet e shpeshta dhe formën jo edhe aq mbresëlënëse.

Megjithatë, Bale dëshiron ta ndryshojë plotësisht situatën e tij në klubin që duket se ka harruar ndihmën vendimtare të uellsianit në tre tituj të Ligës së Kampionëve, një titulli të Kupës së Mbretit dhe një të La Ligës.

Në fillim të prillit, përfaqësuesi i uellsianit, Jonathan Barnett, u takua me drejtorin e përgjithshëm të Real Madridit, Jose Angel Sanchezin, i cili bëri të ditur se nëse Bale dëshiron të largohet, klubi nuk do ta ndalojë atë. Pas takimit, Barnett tha se klienti i tij është shumë i lumtur në Real Madrid.

Pothuajse e njëjta deklaratë ishte dhënë edhe në mars, kur Barnett kishte thënë se Bale do të qëndrojë në Madrid për aq kohë sa klubi e do atë.
Në fillim të këtij viti, Bale kishte thënë se ai dhe Zidane nuk ishin shokë, pak para se francezi të riemërohej në pozitën e trajnerit.
Dje u raportua se Real Madridi dëshiron ta shesë Bale, i cili kushtoi pak mbi 100 milionë euro kur u ble në vitin 2013. Pasi që askush s’ka bërë ofertë për uellsianin, raportohet se klubi madrilen është i gatshëm ta lejojë atë të shkojë edhe si huazim.
Ky sezon ka qenë mjaft i vështirë për Bale, i cili është fishkëllyer disa herë nga tifozët në Santiago Bernabeu, përkundër që është golashënuesi i dytë më i mirë në klub, pas Karim Benzemas.
Që kur Zidane u riemërua në pozitën e trajnerit, Bale ka qenë titullar vetëm tri herë. Tri herë të tjera është inkuadruar nga stoli, për nëntë minuta kundër Leganes dhe për 20 në ndeshjen e xhiros së fundit, kundër Athletic Bilbaos. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE