Ditëve të fundit është raportuar për një largim të mundshëm të Patrick Cutrones nga Milano.
Thuhej se Cutrone mund të largohet në drejtim të skuadrës së Torinos, apo edhe në Bundesliga tek Borussia Dortmund.
Megjithatë, duket se lojtari nuk po planifikon të shkoj askund, të paktën sipas fjalëve të Branchini.
“Patrick e di shumë mirë se ky është një sezon që shërben për tu rritur. Kompeticioni bën mirë, sidomos kur përpara kemi objektiva të mëdha” ka thënë fillimisht ai.