Skuadrat kanë filluar të mendojnë për fanellat që do t’i bartin në sezonin e ri.
Barcelona duket se ka filluar t’i bëjë dizajnet e para për sezonin 2019/2020.
Nike është sponsori gjeneral i fanellave të skuadrës katalonase, gjersa u ka dhënë një opsion për fanellat e dyta, pasi të parat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të madh, përcjell lajmi.net.
Marka e njohur botërore e ka dhënë propozimin e tyre për fanellat e dyta të Barcelonës.
Por, klubi katalonase e ka refuzuar menjëherë atë, pasi ato më shumë ngjajnë në fanella të Kombëtares së Anglisë.
Më poshtë mund ta shikoni propozimin e bërë nga Nike. /Lajmi.net/