Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk beson se Antoine Griezmann do të transferohet te gjiganti katalonas, pasi francezi tashmë është lojtar pa klub sepse i dha dje lamtumirën Atletico Madridit.
Laporta ka thënë se sulmuesi francez ka çmim shumë të lart jo meritor dhe se tifozët e Barcelonës nuk e aprovojnë blerjen e tij. Verën e kaluar, Griezmann e kishte refuzuar publikisht Barçën përmes një videoje në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.
“Mendoj se shumica e tifozëve nuk e duan atë. Po ashtu, për shkak të çmimit të tij, i cili mendoj se është i ekzagjeruar”, tha Laporta.
“Mendoj se ka lojtarë të tjerë të cilët kanë ndikim të madh që mund ta bëjnë të njëjtën gjë që Griezmann mund ta bëjë në Barcelonë”, shtoi ai.
Ditë më parë, Laporta pohoi se është i gatshëm të garojë përsëri për president të Barcelonës, në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 2021. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE